Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është bërë pjesë e aksionit për pastrimin e ambientit në Komunën e Suharekës. Në Ditën e Tokës, kjo komunë së bashku me nxënës dhe organizata të ndryshme kanë pastruar mjedise të ndryshme të komunës.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për mbështetjen që ka dhënë në këtë aksion.
“Faleminderit ambasadorit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi për përkrahjen në pastrimin e ambientit”, ka thënë Muharremaj.
Ndërsa, vet Minxhozi është shprehur i lumtur dhe apeloi të gjithë qytetarët që të kujdesen për mjedisin dhe të shtojnë hapësirat e gjelbra.
Muharremaj ka thënë se do të ngrihet edhe Parku i Ambasadorëve, ku secili ambasador i akredituar në vendin tonë do të mbjellë një fidan dhe ngjit do të valojë flamuri i shtetit që përfaqëson.