U raportua për gjetjen pa shenja jete të një të riu në Novosellë të Pejës.
Burimet bëjnë të ditur se i riu që u gjet i vdekur është Dush Brahimaj.
Dyshohet se Brahimaj është gjetur në dhomën e tij të fjetjes pa shenja jete nga një prej familjarëve të tij.
Pasi u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës, mjekët konstatuan vdekjen e tij.
Policia ka nisur hetimet dhe po merret me rastin.
Vëllai i tij, i cili ka dhënë dëshminë fillestare në polici, ka rrëfyer se atë e kishte gjetur të vdekur në dhomën e tij.
“Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit nga spitali rajonal i Pejës është njoftuar policia që në spital ka arritur një trup i pajetë. Në spital kanë dalë njësitë policore kompetente dhe është njoftuar prokurori”.