Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se rasti i ambasadorit Martin Berishaj dhe dyshimet se ai është i përfshirë në shitblerjen e energjisë në Kosovë përmes një kompanie serbe, vetëm sa e përforcojnë bindjen se ky pushtet ka arsye të fortë që e kundërshton komisionin hetimor parlamentar për energjinë.
Kadrijaj shtoi se deputetët e Kuvendit të Kosovës me urgjencë duhet të krijojnë një komision hetimor parlamentar që të zbardhet çdo detaj.
"Nuk mjafton vetëm shkarkimi, drejtësia duhet të vijë në vend", përfundoi Kadrijaj.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka qenë në qendër të një raportimi për një skandal të madh në Slloveni në të cilën thuhej se ka transportuar 600 mijë euro para të gatshme nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob.