Haradinaj, Kurtit: Fol kryeministër, shpjegoja popullit ku je ti në historinë e Berishajt?

Aktuale

Haradinaj, Kurtit: Fol kryeministër, shpjegoja popullit ku je ti në historinë e Berishajt?

Më: 22 prill 2022 Në ora: 19:35
Albin Kurti, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shtruar disa pyetje publike për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që lidhen me sektorin e energjisë në vend.

Haradinaj, ka pyetur Kurtin edhe për skandalin ku dyshohet se është përfshirë ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në Vend?

Pse ka dështuar Kosova C?

Pse ka dështuar Kosova e Re?

Pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës?

Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit?

Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri?

Pse është refuzuar gazi amerikan?

Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?

Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike?

Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat