Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shtruar shumë pyetje në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë ai duhet t’ia shpjegojë popullit ku je ti në këtë histori.
Haradinaj ka pyetur Kurtin se pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në vend.
“Pse ka dështuar Kosova C, pse ka dështuar Kosova e Re, pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës, pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit, pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri, se është refuzuar gazi amerikan, pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë, pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike. Fol Kryeministër.
Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori”, ka shkruar ai në Facebook.