Tërmeti i fuqishëm dridhi Kosovën dhe gjithë Ballkanin - ja ku ishte epiqendra

Aktuale

Tërmeti i fuqishëm dridhi Kosovën dhe gjithë Ballkanin - ja ku ishte epiqendra

Nga: Bota sot Më: 22 prill 2022 Në ora: 23:11 Përditësuar në ora: 00:09 më 23.04.2022
Foto ilustrim

​Rrjetin Sizmologjik i Kosovës jep detaje për lëkundjet e vendit tonë nga tërmeti në Bosnjë

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, Bosna dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me MAG. 5.9 sipas shkallës Rihter, i cili është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km.

Në raportin e shpërndarë nga Ministria e Ekonomisë, më datë 22.04.2022 në ora 23 : 07 sipas kohës lokale, Bosna dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me MAG. 5.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VII ballë të Merkalit. 

“Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion në koordinatat: Latituda 43.05 N. Longitude 18.21 E. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km”, thuhet në njoftim.

Publikohet momenti i tërmetit në Kosovë, llambadari duke lëvizur

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Ballkanin në orët e vona të së premtes.

Qytetarë të shumtë kanë ndier lëkundjet në Kosovë.

Një lexues ka dërguar një video.

Aty shihet llambadari duke lëvizur si pasojë e dridhjeve.

Tërmeti që goditi sonte, kjo është harta ku u ndje në të gjithë Ballkanin

Sonte në ora 23:07, një tërmet i fuqishëm ka lëkundur Ballkanin.

Lëkundjet janë ndier edhe në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe fuqia e tërmetit, sipas www.emsc-csem.org, është shënuar 5.7 ballë të Rihterit.

Tërmeti është ndier edhe në Kroaci, Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi.

Më poshtë shihni hartën e plotë të vendeve ku është ndier tërmeti.

Image

 

Tërmeti i fuqishëm dridhi Kosovën dhe gjithë Ballkanin

Dridhje të fuqishme tërmeti janë ndier sonte në Kosovë.

Sipas raporteve, tërmeti që dridhi Kosovën pak momente më parë, është ndier në të gjithë Ballkanin.

Lëkundjet e tërmetit janë ndier edhe në Shqipëri, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Italinë Veriore dhe Mal të Zi.

Forca e tërmetit ishte 5.7 ballë të Rihterit.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Euromesdhetar, epiqendra e tij ishte në Bosnje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat