Shkëlzen Gashi ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani lidhur me Martin Berishajn, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.
Rober Golob, kandidat për kryeministër të Sllovenisë, sipas mediave sllovene, ka pranuar 600 mijë euro të dyshimta nga ambasadori i Kosovës në Kroaci. Paraprakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN.
Këto raportime i ka mohuar Berishaj nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.
Presidentja Vjosa Osmani e pyetur sot lidhur me këtë çështje, tha se ajo i beson fjalës së Berishajt pasi “ai është ambasador i Republikës së Kosovës”.
Gashi thotë se në këtë rast, presidentja Osmani do të duhej t’i besonte edhe Pal Lekajt. Ky i fundit thotë se është e pafajshëm dhe është deputet i Kuvendit të Kosovës.
“Presidentja e Republikës sëKosovës ka thënë se ambasadori i Republikës së Kosovës, Martin Berishaj, ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se ajo i beson atij sepse është ambasador i republikës. Presidente, edhe deputeti Pal Lekaj ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat për korrupsion. Duhet t’i besosh edhe atij sepse ai është deputet i republikës”, shkroi Gashi në llogarinë e tij në Facebook.