Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas skandalit të fundit në Slloveni, ku i përfshirë është Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas Mustafës, Rugovën e kishin shpallur tradhtar pa asnjë fakt, ndërkohë sot ambasadori përflitet në Slloveni për transaksione të dyshimta me kompani nga Beogradi.
“E shpallën Rugovën tradhtar, antishqiptar e bashkëpunëtor të Serbisë. Fakte për këtë? As s’ju duheshin, as nuk i donin, as s’i kërkonin. Mjaftonte fjala e tyre, gjykimi i tyre ishte hyjnor, i prerë, përfundimtar. Ambasadori përflitet në Slloveni për transaksione të dyshimta përmes kompanisë së tij energjetike në Mal të Zi, Kosovë, Serbi, Slloveni. E gjitha kjo në kohë krize energjetike në Kosovë. “Ne i besojmë fjalëve të ambasadorit”. Mbyllet tema! Aktgjykim hyjnor”, shkruan Besian Mustafa, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
E shpallën Rugovën tradhtar, antishqiptar e bashkëpunëtor të Serbisë. Fakte për këtë? As s’ju duheshin, as nuk i donin, as s’i kërkonin. Mjaftonte fjala e tyre, gjykimi i tyre ishte hyjnor, i prerë, përfundimtar.
Nuk lanë udhëheqës politik, ministër, deputet, kryetar komune, etj. pa i shpallur hajna, të korruptuar, mashtrues. Fakte? S’ju duheshin. Mjaftonte që këta kishin vendosur dhe pikë. Aktgjykim hyjnor, pa të drejtë sqarimi.
Ministrja shkelë një fëmijë 9 vjeçare dhe e akuzon vajzën se i ishte përplasur për veture. ”Ne i besojmë fjalëve të ministres”. Kaq. U mbyllë tema. E pafajshme! Aktgjykim i prerë hyjnor.
Ambasadori përflitet në Slloveni për transaksione të dyshimta përmes kompanisë së tij energjetike në Mal të Zi, Kosovë, Serbi, Slloveni. E gjitha kjo në kohë krize energjetike në Kosovë. “Ne i besojmë fjalëve të ambasadorit”. Mbyllet tema! Aktgjykim hyjnor.
Çka i duhen gjykatat Kosovës kur komitetet e Partisë nxjerrin aktgjykime hyjnore, të prera, përfundimtare…