Çitaku: Kurti dhe Osmani duhet ta shkarkojnë menjëherë ambasadorin Berishaj

Aktuale

Çitaku: Kurti dhe Osmani duhet ta shkarkojnë menjëherë ambasadorin Berishaj

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:34
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, ka thënë se Qeveria dhe Presidenca s’janë as gjykatës e as prokuror, dhe se me rastin e ambasadorit Berishaj duhet të marrin vendim politik për ta shkarkuar atë nga pozita e ambasadorit.

 “Qeveria dhe presidenca s’janë as gjykatës a prokuror. Ata duhet të marrin veprime, shkarkimin e menjëhershëm të z.Berishaj nga pozita si ambasador. Unë ju them me përgjegjësi që z.Berishaj s’do të jetë në gjendje të ushtrojë detyrën e tij”, ka thënë Çitaku.

Ajo tutje ka thënë se drejtësia do ta thotë fjalën e vetë, megjithatë kanë bërë disa pyetje. Çitaku ka pyetur se si ambasadori Berisha e ka marrë nënshtetësinë e Kosovës një ditë para se të bëhej ambasador, dhe nëse ka kular shkallët e verifikimit në AKI.

“Shkarkimi as që duhet të diskutohet. Pastaj drejtësia do ta thotë fjalën e vetë, mirëpo ne kemi disa pyetje: Si e ka marrë z.Berisha nënshtetësinë një ditë para se të bëhej ambasador, a kaluar në hallkat e sigurisë, a ka bërë verifikime nga AKI-ja dhe si është bërë ky verifikim”.

“Presidentja, kryeministri dhe ministrja, duhet ta shkarkojnë menjëherë z.Berishaj”, ka thënë Citkau.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat