Abrashi i VV-së kritikon qasjen e opozitës ndaj Qeverisë

Aktuale

Abrashi i VV-së kritikon qasjen e opozitës ndaj Qeverisë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 17:50
Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi e ka kritikuar qasjen e opozitës lidhur raportimet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Abrashi tha se është qeveria Kurti ajo e cila nuk e ka lejuar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë, organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë pa marrëveshje dhe se ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Deputeti i VV-së në një postim në “Facebook”, tha se opozita po thotë se kjo qeveri ka lidhje me Serbinë dhe Rusinë.

“Qeveria: 1 vjet pa koncesione ndaj Serbisë. Nuk lejon mbajtjen e referendumit serb në Kosovë. Nuk lejoi që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë të mbahen pa marrëveshje. Vendos sanksione ndaj Rusisë. Solidarizohet me popullin e Ukrainës. Opozita: Kjo qeveri ka lidhje me Serbinë dhe Rusinë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat