Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar në lidhje me kolonat e gjata që janë krijuar në rrugët e kryqytetit.
Ai u shpreh se kjo kolonë po vjen nga testimi i qarkores njëdrejtimshme nga komuna e Prishtinës, përcjell “Bota sot”.
Ndër të tjera deputeti shton që nëse vazhdon kjo situatë atëhere trafiku do të kollapson komplet.
Postimi i plotë
Kolona të gjata sot janë krijuar në rrugët e kryeqytetit për shkak të testimit të qarkores njëdrejtimshme nga komuna e Prishtinës.
Gjatë ditëve të punës kur në Prishtinë qarkullojnë vetura nga komunat tjera do të kollapson komplet trafiku.
Jam lindur e rritur në Prishtinë dhe nuk e mbaj në mend këtë bllokadë të rrugëve gjatë vikendeve në kryeqytet.
