Deputetja e listës “Guxo” Jeta Statovci, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për një sondazh të IPSOS sipas të cilit vetëm 35% e serbëve janë pro integrimeve evropiane, teksa 44% janë kundër.
Ajo ka thënë se kjo e shpërfaq fytyrën e vërtetë të Serbisë.
Postimi në Facebook:
Serbia shpërfaq edhe më fuqishëm vetveten e saj. Për herë të parë në dy dekada, qytetarët serbë të jenë më shumë kundër integrimeve në BE, se pro.
Edhe pse tashmë e njohur për ne, këtë e bëri të ditur sondazhi i IPSOS sipas të cilit vetëm 35% e serbëve janë pro integrimeve evropiane, teksa 44% janë kundër.
Mund të themi se integrimet e Ballkanit perëndimorë në familjen politike të BE-së, kanë pësuar dëmtim serioz pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Një zhvillim i tillë nuk është në favor të demokratizimit të rajonit tonë, madje përkundrazi. Nga kjo i bie që Kosova të jetë e kufizuar me një shtet anti-evropë, e të orientuar përherë e më fuqishëm kah Rusia.
Duket se viti 2022, do na bëj të jemi shumë më vigjilent në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe rrugës së demokratizimit, përderisa në linjë me politikat e vendeve demokratike.