Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se mjetet që po grumbullohen për Fondin e Sigurisë nuk duhet që të lejohet të përdoren për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ai u shpreh se nuk po e kupton hallin e eksponentëve të PDK-së, përcjell “Bota sot”,
Haradinaj e ka të paqartë nëse të njejtit janë kundër ta ndihmojnë ushtrinë apo kanë problem Kurtin.
E sipas tij nëse është kjo e fundit “ka hapësirë boll për ta sulmuar Albin Kurtin, të cilit edhe ashtu i “ka hup rruga n’oborr”, është shprehur Haradinaj.
Postimi i plotë
Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK kundër Fondit të Ushtrisë. S’po e kuptoj ku e kanë hallin.
A po iu pengon forcimi i ushtrisë, a po iu dhimbsen qytetarët që janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtrinë e tyre, apo e kan problemin me Albin Kurtin?!
Nëse është kjo e fundit, ka hapësirë boll për ta sulmuar Albin Kurtin, të cilit edhe ashtu i “ka hup rruga n’oborr”!
Pa ushtri s’ka shtet dhe ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike dhe shqiptarët e dijnë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë.