Edhe deputeti Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë një postim pas kritikave nga zyrtarët opozitarë, në drejtim të qeverisë.
Teksa ka publikuar një grafikon që tregon rënie të importit të energjisë nga Serbia në vitin 2021, deputeti ka thënë se opozita po mundohet të fitojë pushtetin me lajme të pavërteta, përcjell Bota sot.
Basha ka akuzuar opozitarët, se kanë bërë pazare me Aleksandar Vuçiqin e Milan Radojçiqin me vite të tëra.
“Keni bë pazare me Vuçiqin e Radojçiqin me vite, prej territoreve e deri te pazaret e pista, e tash na akuzoni neve.
Jeni duke mendu që fitohet pushteti me porDHtale e fake-news, por fatmirësisht ne kemi fakte, kurse qytetarët ju njohin mirë”, ka shkruar Dimal Basha, në një postim në Facebook./Botasot
