Mehaj: Ekspertët e FSK-së në fushën kibernetike të gatshëm të kundërpërgjigjen ndaj çfarëdo tentative

Aktuale

Mehaj: Ekspertët e FSK-së në fushën kibernetike të gatshëm të kundërpërgjigjen ndaj çfarëdo tentative

Më: 24 prill 2022 Në ora: 10:21
FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kërcënimet dhe rreziqet kibernetike, si dhe masat preventive dhe reaguese, janë sistematike nga ekspertët e Njësisë për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

Mehaj ka shkruar në Facebook se operatorët e FSK-së në gjithë sistemin e IT-së janë plotësisht të gatshëm në përgjigje dhe kundërpërgjigje ndaj çfarëdo tentative.

“Siguria kibernetike është një nga sfidat e rëndësishme në botën bashkëkohore, e posaçërisht në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes, për shkak të kompleksitetit të saj. Prandaj edhe Njësia për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka për qëllim kryesor, që të sigurojë besueshmërinë, integritetin dhe privatësinë e të dhënave të sistemit tonë nga sulmet potenciale kibernetike.

Fushata e informimit dhe vetëdijësimit për sfidat, kërcënimet dhe rreziqet e kësaj natyre si dhe masave preventive dhe reaguese, është sistematike nga ekspertët tanë dhe se operatorët tanë në gjithë sistemin e IT-së janë plotësisht të gatshëm në përgjigje dhe kundërpërgjigje ndaj çfarëdo tentative. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat