Abdixhiku përkujton Ismet Rracin: Ky krim, i Kosovës së pasluftës, ende nuk ka gjetur dritë

Aktuale

Abdixhiku përkujton Ismet Rracin: Ky krim, i Kosovës së pasluftës, ende nuk ka gjetur dritë

Nga: M.L. Më: 24 prill 2022 Në ora: 14:56
Pamje nga homazhet në Klinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar veprimtarin Ismet Raci në 21 vjetorin e vrasjes.

Ai ka njoftuar se bashkë me bashkëpunëtorë kanë qëndruar në Klinë, në nderim të jetës dhe veprës së Ismet Racit.

Abdixhiku ka rikujtuar se vrasja e Ismet Racit bënë pjesë në krimet e pazbardhura të pasluftës.

“Sot, në 21 vjetorin e vrasjes së intelektualit e veprimtarit të madh Ismet Rracit, qëndruam me bashkëpunëtorë në Klinë; në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të kryetarit të vrarë të Komunës së Klinës.

Familja Rraci, 21 vite më parë e humbi një anëtar familje; LDK një veprimtar të kohëve më të vështira; qytetarët e Klinës një kryetar të zgjedhur me votë demokratike; ndërsa Kosova humbi një atdhetar të shquar që i dha vendit gjithçka.

Ismet Rraci u vra para banesës së tij. Ky krim, i Kosovës së pasluftës, ende nuk ka gjetur dritë”, ka shkruar kreu i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat