Ish kryeministri Avdullah Hoti, ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së Ismet Rraci në 21 vjetorin e vrasjes.
Në një postim në Facbook Hoti ka shkruar se kjo vrasje sikurse edhe shumë tjera ndaj anëtarëve të LDK-së, vazhdon të mos zbardhet.
Hoti ka theksuar se drejtësia duhet të sjellë para vetës vrasësit e tij dhe shumë aktivistëve tjerë të LDK-së.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 21 vite nga vrasja e ish-kryetarit të Klinës, bashkëpunëtorit të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, intelektualit dhe patriotit, Ismet Rracaj. Kjo vrasje vazhdon të jetë e pazbardhur, sikurse edhe shumë vrasje të tjera me motive politike që kanë ndodhur ndaj anëtarëve të LDK-së.
Ismet Rraci, kryetar i degës së LDK-së njëherësh dhe kryetar i Komunës së Klinës, ishte vrarë 21 vite me parë pranë banesës së tij deri sa po shkonte në punë. Drejtësia duhet të sjellë para vetës vrasësit e tij dhe shumë aktivistëve tjerë të LDK-së.
Lavdi e përjeteshme jetës dhe veprës së kryetarit, Ismet Rraci!