Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.
Mirëpo atë se çfarë vuri në pah ky raport i organizatës ishte përfshirja e Thaçit dhe Haradinajt, duke theksuar që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, që luan rol të rëndësishëm në politikë dhe ka ndikim në vendosjen e liderëve kryesorë.
Në lidhje me këtë temë ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.
Ai përmendi në këtë rast Skënder Hysenin duke e theksuar mashtrues dhe cilësuar të dëmshëm për LDK, pasi i njejti ka punuar gjithmonë për Thaçin.
“Skënder Hyseni miku i madh i Hashim Thaçit dhe mashtruesi ordinar i Ibrahim Rugëvës për shumë vite që e mbajti afër vetës për asgjë hiq sepse këtij pas vdekjes së Ibrahim Rugovës i doli duqi se ishte dhe mbetet një thaçist i përbetuar.
Sa i dhembshëm është fakti që këtë njeri u gjendë afër Rugovës,por edhe me i çuditëshëm është fakti se si Rugova për të gjitha këto vite që e mbajti afër vetës nuk e kuptoj se çfarë njeri është Skënder Hyseni i cili sikur Isa Mustafa edhe ky u gjend gabimisht në LDK deri sa e shkatërruan krejtësisht”, u shpreha ai.
Maxharraj më tej përmend heshtjen e Hysenit dhe Mustafës në lidhje me raportin e Freedom House.
“Por, Skënder Hyseni i cili së bashku me Isa Mustafën po heshtin për raportin e Freedom House ku apostrofohën Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj si kapot e korrupcionit dhe krimit te organizuar në Kosovës për dy dekada rreshtë.
Skënder Hyseni qe tri ditë po heshtë lidhur me të gjeturat në raportin e Freedom Hose lidhur me bosin e tij Hashim Thaçi. Ndoshta nuk e ka lexuar dhe përfunduar hala raportin i cili është bukur i gjatë”, potencon analisti.
Në fund, profesori e quan frikacak Hysenin duke thënë se do të heshtë edhe më tej pasi nuk mund të flas për të bëmat e tij tash e sa vite.
“Por, kur ta përfundoi së lexuari nuk e di se a e lënë fajtor bosin e tij Hashim Thaçin apo mundohet me e qitë në “rrenë”, Freedom House.
Por kësaj here Skënderi ndoshta heshtë sepse i ka hasë sharra n'gozhdë,sepse frikacakëve gjithmonë ju ngelë sharra në gozhdë.
Kështu është kjo me palaçot të cilët më shumë llomotisin se sa që flasin”, përfundoi Maxharraj.