“Diçka me ‘lopë’”/ Ish-këshilltari i Konjufcës bën sqarimin interesant në lidhje me skandalin e ambasadorit Berishaj

Aktuale

“Diçka me ‘lopë’”/ Ish-këshilltari i Konjufcës bën sqarimin interesant në lidhje me skandalin e ambasadorit Berishaj

Nga: A.M Më: 24 prill 2022 Në ora: 16:54
Driton Tali

Ditëve të fundit, vëmendje të madhe ka marrë skandali në të cilin dyshohet se është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

U raportua se kompania GEN me zyret e saj në Beograd, me të cilën u përfshi edhe emri i ambasadorit Berishaj, po del se ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, në periudhën kur vendi ynë po përballej me kolaps energjetik.

E gjithë këtë vëmendje të madhe të këtij rasti, ish-këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali ka zgjedhur që ta krahasojë më një ngjarje mjaftë interesante.

Madje, ai bëri sqarimin ndërmjet kompanive ‘GEN’ dhe ‘Genex’.

“Geneksi "shtylla e pestë serbe" ka bankrotu, kurse GEN-i slloven është aktiv, sidomos në shitblerjen e energjisë”, shkroi Tali në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

"GEN-I" dhe "Genex" (apo Geneks - Generaleksport) po ma çojnë mallin e "antilopës" dhe "Penelopës".

Në klasën e VI'të na pati ardhë një malsor në klasë. Asi tamam malsori naiv, dinjitoz dhe temperament.

Ishte më i gjati nga ne.

Për shkak të temperamentit të tij e pagzuam me emrin "antilopë" sepse arsimtari i gjeografisë sa na kishte shpjeguar për "stepat dhe savanat".

Dhe të gjithë e thirrënim Antilopë.

Në një orë të kujdestarisë (by the ëay kujdestarin e kishim asi diktatori të viteve 70'ta që as mizat nuk guxonin me fluturu në orët e tija) një shok i klasës i ulur mbrapa duke e ditur temperamenti e tij dhe karakterin e "diktatorit" filloi ta ngacmonte e ai reagonte zhurmshëm.

Që m'i ra shkurt kësaj mesele, kujdestari njëhere e shikoi me atë shikimin "vrasës" në stilin qetësohu se po vijë unë me të qetësu, por malësori naiv nuk e kuptoi isharetin, dhe vazhdoi të "guxhumitët" me nxënësin i cili e ngacmonte.

Dhe natyrisht "diktatori" e humbi durimin por për me kursy nxënësin që frik na kishte ardhë dhe ende nuk ishte akomodu, ju drejtu me bërtitme "more more Penellopellë nalu se po t'vi une aty e t'i nuki veshtë".

Kishte dëgju që diçka me "lopë" pe thërrasim.

Atëhere sa pati përfunduar e famshmja "Odisea", e Bekim Fehmiut ku Irena Papasi e luante Penelopën.

Pra "Antilopa" "Penelopa" njejtë. Diçka me "lopë".

Edhe GEN-I dhe Genex'i (Generalexport), të dyja me "gen" andaj disave po ju duken të njejta.

Pa marrë parasysh që GEN-I është slloven e aktiv kurse Geneks'i, dikur korporata më e madhe në ish RSFJ dhe më vonë - ndryshe quhej edhe "shtylla e pestë serbe" - ka disa vite që ka bankrotuar.

Pra pe përsëriti: Geneksi "shtylla e pestë serbe" ka bankrotu kurse GEN-I slloven është aktiv, sidomos në shitblerjen e energjisë.

Flm për vëmendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat