Disa nga vrasjet e pasluftës padyshim që ende mbetën enigmë për popullinë tonë.
Ishte themeluesi i Degës së LDK-së në Klinë, Ismet Rracin, i cili u vra menjëhere pasi fitoi Klinën në zgjedhjet e vitit 2000.
Kjo vrasje mbetët ende e pazbuluar e që normalisht të pabesitë shkrepën drejt Rracit e që të njejtit uk ia donin të mirën LDK-së, Klinës dhe as Kosovës.
E sot në lidhje me 21 vjetorin e vrasjes së Rracit ka shkruar përmes një shkrimi në facebook, analisti politik Nexhat Haziri.
Ai zbulon arsyjen e vrasjes së Rracit duke u shprehur se kishte lidhje me fitoren e LDK në zgjedhjet e vitit 2000, përcjell “Bota sot”.
Kjo është vrasje e drejtuar kundër pushtetit demokratik të dalë nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, shton tutje analisti.
Postimi i plotë
Vrasja e Ismet Rracit kishte lidhje me fitoren e LDK’së në zgjedhjet e vitit 2000 kur kishte mundur partitë tjera.
I. RUGOVA: Vrasja e Ismet Rracit është vrasja më e rëndë për të gjithë ne, pas vrasjes së Xhemajl Mustafës, në nëntor të vitit të kaluar. Njëherësh, kjo është vrasje e drejtuar kundër pushtetit demokratik të dalë nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Kjo vrasje bëhet nga ata që nuk e duan vendosjen e rendit
Ish-Kryetari i Klinës, Ismet Rraci u vra më 23 prill të vitit 2001, dy vite pas përfundimit te luftës.