Vdes profesori Adem Mripa, njeriu që bëri rezistencë ndaj kërcënimeve serbe dhe i shpëtoi atentatit në veri të Mitrovicës

Aktuale

Vdes profesori Adem Mripa, njeriu që bëri rezistencë ndaj kërcënimeve serbe dhe i shpëtoi atentatit në veri të Mitrovicës

Më: 25 prill 2022 Në ora: 09:30
Profesori Adem Mripa

Ka vdekur njëri nga figurat më të njohura në veri të Mitrovicës, profesor Adem Mripa.

Profesori Adem Mripa, i cili jetonte në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, kishte folur në një rast për një serb i cili e kishte pranuar se ka dashur ta vras atë por që Zoti e ka ruajtur.

I ndjeri mbahet mend që nga paslufta për rezistencën e madhe që ka bërë duke qëndruar në veriun e Mitrovicës.

Ai ishte përballur me kërcënime e sulme bombash, dhjetëra herë i sulmuar që ta braktis shtëpinë, por as ai dhe familja e tij nuk u dorëzuan.

Madje ai vazhdimisht u ka treguar shqiptarëve se nuk guxojnë me i lëshu shtëpitë, pasi është njëjtë si me lëshua frontin e luftës.

Lajmin e për vdekjen e profesori e ka dhënë familjarët e tij përmes në rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat