Ditën e sotme, ka vdekur ish-gardiani i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Faruk Lajçi.
Lidhur me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i shprehu ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjen Lajçi.
Haxhiu, tha se Lajçi që nga viti 2000 dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, teksa shtoi se humbja e tij është humbje e madhe edhe për këtë institucion.
“Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, z. Lajçi të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim të ShKK-së.
“Ju lutem që në emër të Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Me respekt, Albulena HAXHIU”, mbaron kumtesa e ShKK-së.