​Ministri Peci vizitoi një pikë grumbulluese dhe përpunuese në Prishtinë

Aktuale

​Ministri Peci vizitoi një pikë grumbulluese dhe përpunuese në Prishtinë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 15:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci vizitoi sot Bejtush Gashin te pika e tij grumbulluese dhe përpunuese, e cila gjendet në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës.

Sipas MBPZhR-së, edhe kjo vizitë, sikurse të gjitha vizitat tjera të cilat i ka realizuar gjatë gjithë kësaj kohe ministri Peci në terren janë bërë me arsyen e vetme që nga afër të bashkëbisedojë dhe të njihet me të gjithë akterët e zinxhirit të vlerës, që nga mbjellja, kultivimi e deri te vjelja e prodhimit, përpunimi dhe plasimi i tyre në treg.

Gjatë vizitës nëpër ambientet e kompanisë, ministri i MBPZhR-së, Faton Peci u shpreh se puna e Bejtushit dhe kompanisë së tij mbetet shembulli ideal për t’u ndjekur për të gjithë agro-përpunuesit qofshin ata vendor, qofshin nga vendet e rajonit.

Ndryshe, kompania “Eurofruti” e cila nën ombrellën e vet ka 22 depo grumbulluese në tërë Kosovën, 32 punëtorë të rregullt e deri 120 të angazhuar me punë sezonale, grumbullon, përpunon dhe paketon mjedrën, manaferrën, boronicën, dredhëzën, kumbullën e kërpudhën dhe falë standardeve të arritura evropiane, eksporton rreth 1500 ton fruta në vendet e Evropës, si: Itali, Gjermani, Austri, Zvicër e Turqi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat