Osmani pas takimit me Donfried: Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve

Aktuale

Osmani pas takimit me Donfried: Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve

Nga: A.SH Më: 25 prill 2022 Në ora: 21:04
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim delegacionin amerikan të udhëhequr nga Dr. Karen Donfried, Ndihmës Sekretare e Shtetit.

Ajo pas takimit ka deklaruar se “Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në të gjitha sfidat me të cilat përballemi”

Postimi në Facebook:

Kënaqësi ta mirëpres delegacionin amerikan të udhëhequr nga Dr. Karen Donfried, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. 🇽🇰🤝🇺🇸

Me Dr. Donfried dhe delegacionin amerikan diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, përfshirë bashkërendimin e vendimeve tona me aleatët tanë strategjik.

Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në të gjitha sfidat me të cilat përballemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat