Gazetari Adriatik Kelmendi nëpërmjet një postim në Facebook ka interpretuar deklaratat e delegacionit të lartë amerikan të cilët qëndruan sot në Kosovë.
Ai ka thënë se nga sot ka gjasa të fillojë dinamika më e madhe në rajon që nga shpallja e pavarësisë.
“Nëse veç rrini e forconi Rusinë. Kjo ishte porosia e delegacionit të lartë amerikan në Kosovë.
Nga sot ka gjasa të fillojë dinamika më e madhe në rajon që nga shpallja e pavarësisë.
Zgjedhjet në Francë përfunduan.
Ato në Serbi, gjithashtu.
Javën që vjen Mali i Zi do ta ketë qeverinë e re”, ka shkruar Kelmendi.
Ai ka theksuar se lufta Rusisë ndaj Ukrainës po e rikalibron politikën, sigurinë dhe ekonominë perëndimore.
“Kurse lufta e Rusisë ndaj Ukrainës po e rikalibron politikën, sigurinë dhe ekonominë perëndimore.
Në këtë kontekst, nuk ka më hapësirë për xhepa të shqyer në Evropë.
Sot në Kosovë dhe nesër në Beograd amerikanët pa dilema: Kryeni punë, ose po iu kryejmë ne vetë!”, ka nënvizuar ai.