Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, duke shpërndarë fotografi nga takimi i presidentes Vjosa Osmani me ndihmëssekretaren Karen Donfried, ka përsëritur qëndrimin zyrtares së lartë të tyre, e cila përcolli mesazhe të rëndësishme për sigurinë në vendin tonë.
Kjo ambasadë, përmes facebook-ut, ka shkëputur një pjesë të deklaratës së Donfried nga takimi me presidenten Osmani, ku flet për rolin jetik të të punuarit që paqen dhe demokracinë të mos e marrin si të mirëqenë.
”Ndihmës Sekretarja Donfried: ”Jam këtu për t’ju siguruar se përkushtimi i Sekretares Albright për të ardhmen e Kosovës mbetet shumë i SHBA-së. prioritet. Siç e dini shumë prej jush, unë jam këtu në një kohë sfiduese, një moment përcaktues për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor në veçanti. Lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës ka treguar se sa e rëndësishme dhe urgjente është puna e vazhdueshme për të siguruar që Kosova dhe fqinjët e saj të vazhdojnë reformat e nevojshme për konsolidimin e tyre demokratik dhe për integrimin e tyre në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Edhe pse e fituar me vështirësi, ne nuk duhet ta marrim paqen dhe përparimin e Kosovës si të mirëqenë. Të gjithë ne duhet të luftojmë çdo ditë për të ofruar për qytetarët tanë”.
Citat të Donfried, ngjashëm me fotografitë nga takimi me presidenten Vjosa Osmani, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka ndarë edhe përmes twitterit, duke shfaqur edhe njëherë rëndësinë e mesazhit që të punohet që Kosova të sigurojë vendin e saj në institucionet europiane dhe euroatlantike.
A/S Donfried: “🇷🇺’s unprovoked & unjustified war against 🇺🇦 has demonstrated how important & urgent ongoing work is to ensure 🇽🇰 & its neighbors continue reforms necessary for their democratic consolidation & for their integration into European & Euro-Atlantic institutions.” pic.twitter.com/nGmDWnA9z9
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 25, 2022
Delegacioni amerikan zhvilloi sot takim edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët opozitarë.