Policia e Kosovës sulmohet sërish – dalin detajet e ngjarjes

Aktuale

Policia e Kosovës sulmohet sërish – dalin detajet e ngjarjes

Më: 26 prill 2022 Në ora: 08:49 Përditësuar në ora: 18:27 më 26.04.2022
Sulmohet sërish policia në veri

Heshtje për sulmet ndaj policisë në veri

Autoritetet e Kosovës, deri më tani, nuk kanë njoftuar nëse kanë identifikuar ndonjë të dyshuar për sulmet e njëpasnjëshme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

E marta e 26 prillit ka shënuar edhe një sulm ndaj policisë - të gjashtin të tillë që nga 13 prilli.

Sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Zubin Potok - komunë me shumicë serbe - dhe dyshohet se është kryer me armë zjarri. Sipas policisë, përveç dëmeve materiale në një automjet, nuk ka pasur zyrtarë të lënduar.

Prokuroria e Kosovës, tash e disa ditë, nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për hetimet që po zhvillon për sulmet në veri - përfshirë atë të së martës.

Më 15 prill, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar publikun për pesë sulme ndaj Policisë së Kosovës që kanë filluar nga 13 prilli.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

Bastisje në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri, flasin nga Policia

Njësitë Speciale kanë kryer një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka thënë se nuk ka të arrestuar nga ky aksion.

“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, është shprehur Kelani,

Njësitë speciale të policisë kanë nisur patrullimin edhe në zonën e Zupqit në magjistralen që shpie për në pikën kufitare në Bërnjak.

Mobilizimi ndodhi pak orë pas sulmit të radhës ndaj policisë, nga persona të panjohur.

Për dallim nga herët tjera, kësaj radhe me breshëri plumbash është qëlluar një autoblindë, e njëjtë si këto që po përdoren nga njësia speciale.

Dalin pamjet nga sulmi me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës

Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

Sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës është vazhdimësi e disa sulmeve të ndodhura ditëve të fundit.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore, pamje të sulmit ka publikuar media.

Policia e Kosovës tha se janë në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Pamjet tjera mund të i shihni këtu.

Konfirmohet: Policët në veri u sulmuan me armë zjarri

Policët e Kosovës u sulmuan sërish mëngjesin e kësaj të marte në veri të vendit.

Sulmi me armë zjarri ndodhi në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”.

Kelani, mes tjerash, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar rastin.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve” tha Kelani.

Sulmohet sërish policia në veri

Policia e Kosovës është sulmuar sërish në veri, konkretisht në fshatin Zubin Potok.

Burime të medias bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur pas orës 08:00.

Cak i sulmit sërish ishin policët e Kosovës, por që të njëjtit i shpëtoi vetura e blinduar, njofton klani.

Kujtojmë që nga 13 prilli tash e disa herë policët janë sulmuar në zonën ndërmjet Zubin Potokut dhe pikës kufitare me Serbinë, në Bërnjak, teksa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i pati quajtur këto sulme si akte terroriste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat