Gjatë ditës së sotme, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim Gjenerallejtënant Michael L. Howard së bashku me delegacionin e tij.
Njëra ndër çështjet që u diskutua ndërmjet tyre, ishte procesi zhvillimor në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik global, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Njëkohësisht, ai shprehu edhe falënderime e mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.
Teksa shtoi se Republika e Kosovës qëndron fuqishëm krah SHBA-së dhe aleatëve të saj.
Postimi i plotë:
Përkrah SHBA-së dhe Forcave të Armatosura të saj, rruga jonë përpara është e qartë dhe e sigurtë.
Sot pata kënaqësinë të pres në takim Zëvendës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Gjenerallejtënant Michael L. Howard me delegacionin e tij.
Gjeneralin Howard e njoftova me procesin zhvillimor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe objektivat për të ardhmen duke i shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për mbështetjen e pazëvendësueshme të SHBA-së dhe forcave të saj në të gjitha të arriturat tona.
Gjithashtu diskutuam për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik global, si dhe reflektimin e tyre në mjedisin e sigurisë rajonale.
Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë SHBA-së dhe aleatëve të saj në rrugën e integrimeve euroatlantike si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global.
#StrongerTogether