Demokracia për Zhvillim (D4D) ka organizuar konferencën me temën “Rini aktive për zhvillim të qëndrueshëm”, me ç’rast u publikua raporti mbi sfidat e punësimit të të rinjve në Kosovë.
Aty u tha se disa nga faktorët e mos punësimit të të rinjve në tregun e punës janë nepotizmi, mos shkollimi i duhur me kërkesat në tregun e punës e shumë të tjera.
Rrezarta Krasniqi, drejtore Ekzekutive e Instituti D4D, tha se nga të dhënat që i kanë marrë nga marsi i këtij viti, ndër faktorët që ndikojnë më së larti janë lidhjet familjare me 75 për qind.
Ajo tha se gjysma e qytetareve të anketuar kanë deklaruar se kanë pasur përkeqësim të gjendjes ekonomike si pasojë e pandemisë.
“Nga të dhënat që i kemi marr nga marsi 2022 ndër faktorët që ndikojnë më së larti janë lidhjet familjare 75% , 65% përkatësia etnike. Gjysma e qytetareve të anketuar kanë deklaruar se kanë pasur përkeqësim të gjendjes eknomike si pasojë e pandemisë, e 12.5% kanë pasur përkeqësim të dukshëm”, tha ajo.
Ajo tha se disa nga faktorët e mos punësimit të të rinjëve në tregun e punës janë nepotizmi, mos shkollimi i duhur me kërkesat në tregun e punës e shumë të tjera.