Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar konferencë pasditen e së martës.
Ndonëse nuk ka bërë të ditur arsyen, PDK me anë të një komunikate ka njoftuar se kush do të jetë pjesëmarrës në këtë konferencë.
PDK njoftoi se pjesëmarrës do të jetë kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri si dhe deputeti Ferat Shala.
“Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, mbajnë sot Konferencë për media”, thuhet në njoftim.