Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës e ka rishpërndarë edhe njëherë deklaratën e Ndihmës sekretarja e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Karen Donfried, në të cilën ka thënë se Kosova dhe Serbia urgjent duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE.
“Sepse status quo është e paqëndrueshme, jo vetëm që e pengon të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt Europës, por i bën të mira Kremlinit”.
“Sepse Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet, dhe konsolidim demokratik në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që ju dhe shtetet fqinje të mos integroheni në institucionet europiane dhe euroatlantike”, ka thënë Donfriend.
“Mënyra më e mirë për të kundërshtuar përpjekjet flagrante të Kremlinit për të destabilizuar rajonin është e thjeshtë: Kosova dhe Serbia duhet të bashkohen dhe të riangazhohen urgjentisht në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së”.