Shefi i kabinetit të Konjufcës kritikon Përparim Ramën: 100 pacientë tu prit në QKMF, a është test edhe kjo?

Aktuale

Shefi i kabinetit të Konjufcës kritikon Përparim Ramën: 100 pacientë tu prit në QKMF, a është test edhe kjo?

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:31
Përparim Rama

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, i është drejtuar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës, duke i thënë se mbi 100 pacientë janë duke pritur para Qendrës së Mjekësisë Familjare V, meqë stafi është në pauzë.

Tutje, ai ka ironizuar me Ramën, duke e pyetur mos është edhe kjo test.

“Perparim Rama Qendra e Mjekësisë Familjare me pauzë?

Mbi 100 pacienta presin me fillu puna. A është test edhe kjo?”, ka shkruar Kërçeli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat