Mehaj pret në takim ushtarakun e lartë amerikan

Aktuale

Mehaj pret në takim ushtarakun e lartë amerikan

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:36
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim Komandantin e Komandës Evropiane të ShBA-së, Gjenerallejtënant, Michael Howard që ishte pjesë e delegacionit amerikan të kryesuar nga Ndihmëssekretarja Karen Donfried dhe Emisari Gabriel Escobar.

Gjenerali Hoëard ka shprehur vlerësimin e lartë për të arriturat e FSK-së dhe siguroi mbështetjen e SHBA-së për proceset në të ardhmen.

“Nga ana e tij, Gjeneral Howard, shprehu vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe siguroi për mbështetjen në proceset zhvillimore edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndër të tjera, të dy diskutuan edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik global, si dhe reflektimin e tyre në mjedisin e sigurisë rajonale.

“Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë SHBA-së dhe aleatëve të saj në rrugën e integrimeve euroatlantike si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global” theksoi në fund Ministri Mehaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat