Hoti takon majorin ukrainas në Kosovë, në fokus ndihma për Ukrainën

Aktuale

Hoti takon majorin ukrainas në Kosovë, në fokus ndihma për Ukrainën

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:41
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka takuar këtë të martë me majorin e kontingjentit të ushtarëve ukrainas.

“Biseduam për organizimin e ndihmave për qytetarët e Ukrainës. Është impresive gatishmëria që ai ka hasur deri më tani tek persona të caktuar për të mbledhur ndihma për Ukrainën”, është shprehur Hoti.

Ai ka njoftuar se ka premtuar mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë për t’u angazhuar në organizimin sa më të mirë në mbledhjen dhe dërgimin e ndihmave në Ukrainë përmes një trupe koordinuese.

“Çdo ndihmë për Ukrainë është e vlefshme. Dërgimi i çdo ndihme do të bëhet përmes kanaleve zyrtare ukrainase”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat