Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.
Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.
Sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës është vazhdimësi e disa sulmeve të ndodhura ditëve të fundit.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/26/auto_278896860_5031047106991649_4062405776943731887_n-696x522-11650970890.jpg)
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore, pamje të sulmit ka publikuar RTV Dukagjini.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/26/auto_279273412_379282957448142_8774738707977687250_n-696x392-11650970889.jpg)
Policia e Kosovës tha se janë në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/26/auto_278969546_299215825726236_8905028192948513065_n-696x522-11650970891.jpg)