​Vetëm shtatë raste të reja me COVID

Aktuale

​Vetëm shtatë raste të reja me COVID

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 349 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. 

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.431. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 62 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.458 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.788 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.226 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat