​Bislimi-Sakar diskutojnë mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit Kosovë-Turqi

Aktuale

​Bislimi-Sakar diskutojnë mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit Kosovë-Turqi

Më: 26 prill 2022 Në ora: 18:03
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha e sektorë ku shteti i Turqisë mund të ofrojë përkrahje.

Investimet dhe donacionet nga shteti turk kanë financuar projekte të rëndësishme në fushat si ajo e shëndetësisë, arsimit, agrikulturës, infrastrukturës e shumë të tjera. 

Fokusi i bisedës gjatë këtij takimi ishte në diskutimin e mundësive për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe potencialit të investimeve strategjike në këtë sektor.

Bislimi e falënderoi ambasadorin turk për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Turqisë i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj, thuhet në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat