Nënshkruhet Traktati për transferimin e të dënuarve nga Mbretëria e Danimarkës në Republikën e Kosovës me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Danimarka Nick Haekkerup, sot nënshkruan Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër dhe promovimin e sundimit të ligjit.
Nënshkrimi i Traktatit pason nënshkrimin e letër-qëllimeve ndërmjet ministrave të drejtësisë dhe ekonomisë së të dy vendeve me datën 21 dhjetor 2021, i cili shpreh përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe zhvillimor, duke nxitur dhe thelluar tutje partneritetin ndërmjet dy vendeve, në fusha me interes të përbashkët.
Ndryshe, një qendër e paraburgimit që gjendet në Pasjak të Gjilanit, pritet të jetë vendi ku do të vendosen 300 të burgosur danezë së paku për 10 vjetët e ardhshëm, pasi Kosova dhe Danimarka nënshkruan vitin e kaluar një letër-pëlqim, sipas të cilit 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim Danimarkës.
Për këtë huazim, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme.