Në mëngjesin e sotëm, Njësia e Reagimit të Shpejtë e policisë kufitare është sulmuar sërish në Zupçe të Zubin Potokut.
Sulmi është kryer me armë të zjarrit.
Sulmi i së martës është i gjashti me radhë ku sulmohen njësitet e policisë kufitare.
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Kosovës, Ragip Bunjaku, tha se policia do t’u përgjigjet çdo herë me forcë proporcionale sulmeve që bëhen ndaj tyre.
“Policia e Kosovës, duke u bazuar në Ligjin mbi Policinë, por edhe në rregulloret e brendshme, çdo herë do të përgjigjet me forcën proporcionale ndaj çdo sulmi ndaj tyre. Edhe kjo nuk e përjashton mundësinë e kundërpërgjigjes në mënyrë proporcionale ndaj sulmeve që po bëhen”.