Policia e Kosovës është sulmuar sërish në veri të vendit.
Për këtë ka reaguar, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka drejtuar gishtin për këtu sulme kah presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Postimi në Facebook:
Sulmet kriminale të bandave të Beogradit urdhërohen nga serbomadhi Vuçiç!
Te dashur miq, pas agresionit barbar rus ndaj Ukrainës, Beogradi ka organizuar falanga banditesh dhe ka ndërmarrë me to në mënyrë të përsëritur sulme kriminale dhe terroriste ndaj patrullave të policisë së Kosovë në veriun e vendit.
Me këto sulme të Vuçiç kërkon të provokojë konflikt dhe destabilizim dhe të vazhdojë kështu projektin e tij të Serbomadhisë.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte të përsëritura kriminale ndaj policisë së Kosovës dhe kërkoj ndërprerjen e tyre të menjëhershme. sb