Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka takuar sot Konsullen e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Strasburg, Darragh Paradiso.
Deputetja Musliu- Shoshi ka thënë se vetëm me bashkëpunim të ngushtë e të sinqertë me shtetet mike, Kosova mund të arrijë objektivat e saj në politikën e jashtme.
Rikujtojmë se një delegacion i Kuvendit të Kosovës po marr pjesë në punimet e Sesionit e Dytë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që zhvillohet nga data 25-29 prill 2022.
Dje deputetja Musliu- Shoshi ishte pjesë e takimit të Grupit të Grave në Asamble të Këshillit (Women@PACE) dhe në mbledhjen e Komitetit për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.