Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi sot në forumin “BE përballë Ballkanit” në Sofje, se rajoni duhet të shfrytëzojë momentin për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Lajçak ka shkruar në Twitter se këtë e ka thënë në panelin me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Brega.
“Në panelin tim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Brega, theksova se tani kemi një momentum për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Rajoni duhet ta përdorë atë pa vonesë”, tha ai.