​Donfried: Takova Kurtin e Osmanin, nuk shprehën asnjë kusht për dialogun

Aktuale

​Donfried: Takova Kurtin e Osmanin, nuk shprehën asnjë kusht për dialogun

Më: 26 prill 2022 Në ora: 21:11
Karen Donfried

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka thënë se në takimin që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ata nuk shprehën asnjë kusht për dialogun me Serbinë.

Donfried në një intervistë për T7, ka thënë se Kurti e Osmani janë shprehur të gatshëm për t’u angazhuar me seriozitet dhe kreativitet në dialog, duke mos kërkuar asnjë kusht.

“Kuptimi i qartë që e kam nga ajo që të dytë, presidentja dhe kryeministri, më thanë është se ka gatishmëri për t’u angazhuar me seriozitet dhe kreativitet në dialog dhe nuk pati asnjë kusht që u shpreh për këtë”, ka thënë Donfried.

“Dje pata mundësinë që të flas me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Mendoj se ata e ndajnë ndjenjën tonë sa e rëndësishme është që dialogu i lehtësuar nga BE-ja të ecë përpara. Sipas pikëpamjes sime, është e qartë se e ardhmja e Kosovës është si anëtare e BE-së dhe NATO-s. E jetike për të ecur drejt atyre qëllimeve është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Ne e shohim këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja si pjesë kyçe të saj dhe për këtë arsye jemi kaq të etur që të shohim përparim. Nuk i di afatet kohore specifike, por mendoj se do të shohim lëvizje pozitive nëse ka vullnet nga të gjitha anët”, ka thënë Donfried.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat