Bajrami nga LDK: Qeverisja e VV-së po e bën të lehtë opozitarizmin, në baza ditore po prodhon skandale

Aktuale

Bajrami nga LDK: Qeverisja e VV-së po e bën të lehtë opozitarizmin, në baza ditore po prodhon skandale

Më: 26 prill 2022 Në ora: 21:35
Hikmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë që partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje po ua bën të lehtë opozitarizmin, duke prodhuar skandale.

“Nuk është se tani nuk po mund të bëjmë opozitë, pasi partia në pushtet qeverisja e Vetëvendosjes, po e bën shumë të lehtë për partitë opozitare bërjen e opozitarizmit, për shkak se në baza ditore pothuajse po prodhohen skandale. Veç adresimi dhe theksimi i këtyre çështjeve na mjafton”, tha ajo.

Tutje Bajrami në Rubikon në KK, tha që mendon që VV-ja nuk e ka të lehtë qeverisjen.

Të lehtë sipas saj, ua bën vetëm çështja e numrave.

“Qeverinë ata nuk mendoj që e kanë të lehtë. Është tjetër nëse ata kanë vendosur ta bëjnë qeverisjen duke e mbajtur pozitën e spektatorit. Të lehtë iu bën puna e numrave atyre, ne kaq kemi numra përtej asaj që ne të ngrisim zërin në Kuvend dhe të spikasim të gjitha çështjet që faktikisht VV-ja e ka ndërtuar opozitarizmin për 15 vite me radhë”.

“Ata e kanë kritikuar me të madhe kapjen e institucioneve, kurse sot institucionet kanë kaluar prej kapjes në ngulfatje totale ( konkursi i KEK-ut mjafton të përmendet)”, tha Bajrami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat