Murati: Rreth 26 mijë familje sot do të marrin dyfishin e vlerës së socialit

Aktuale

Murati: Rreth 26 mijë familje sot do të marrin dyfishin e vlerës së socialit

Më: 27 prill 2022 Në ora: 09:32
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot rreth 26 mijë familje që janë në skemën e ndihmës sociale, do të marrin dyfishin e vlerës së socialit.

Dyfishimi i vlerës vjen pas miratimit të pakos mbështetëse, ku u vendos edhe për ndarjen e 100 eurove gjatë muajit prill, për punëtorët e sektorit privat, atij publik, studentët dhe pensionistët.

Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve.  Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur.  

Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!”, ka shkruar Murati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat