Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se masakra e Mejes është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë, duke thënë se aty janë masakruar qytetarë të të gjitha moshave.
Në 23-vjetorin e masakrës së Mejes, kreu i AAK-së, ka thënë se ende nuk ka ndodhur një proces gjyqësor që do ta trajtonte këtë masakër.
“Ndodhemi në Mejë dhe është dhimbja më e madhe e shqiptarëve. Është masakra më e madhe që ka ndodhur në Kosovë. Qytetarët ë gjitha moshave janë masakruar në atë kohë. Në pjesën e tyre janë varrosur në Mejë një pjesë nuk dihet fati i tyre. Ngushëllimi më i mirë është të vendoset drejtësi. Ende nuk ka ndodhur një proces gjyqësor që do ta trajtonte këtë masakër. Kjo është masakra më e madhe në Kosovë”, tha Haradinaj.
E kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se Meja është ndër shenjat më të mëdha të shqiptarëve.