23 vite janë bërë nga zhdukja e më shumë se 1600 njerëzve nga lufta në Kosovë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani për 23 vjetorin ka thënë se kurrë nuk do të harrojmë, e drejtësia dhe përkushtimi do të jetë thirrja jonë e përhershme.
Postimi në Facebook:
Më shumë se 1600 të zhdukur me dhunë e në mesin e tyre shumë fëmijë.
Si mund të harrojmë, kur varret e plagët janë akoma të hapura?
Si mund të harrojmë kur Serbia ende mbanë peng më të dashurit tanë?
Si mund të harrohet Masakra e Mejës ku 376 djem e burra u vranë përnjëherë nëpërmjet edhe një akti tjetër që shërben si dëshmi e qëllimit shfarosës të forcave serbe?
Kurrë nuk do të harrojmë, e drejtësia do të jetë thirrja jonë dhe përkushtimi ynë i përhershëm.