Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo), ka organizuar aksion rrugor në sheshin “Skënderbeu” për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.
Nga aty, të rinjtë kërkuan nga Qeveria të bëjnë më shumë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Drejtoresha ekzekutive e organizatës, Marigona Shabiu, tha se aksioni i sotëm ka për synim ta shtojnë presionin publik ndaj Qeverisë për të shtuar intensitetin e punës në zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.
“Ne si organizatë nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut çdo ditë e shënojmë këtë ditë si thirrje e jonë për të bërë presion publik ndaj Qeverisë së Kosovës për të shtuar intensitetin e punës së sajë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë. Aktualisht i kemi mbi 1600 persona të cilët figurojmë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë nga të gjitha grupet etnike”.
“Edhe 23 vite mbas lufte mbas lufte ne po vazhdojmë si shoqëri të kërkojmë drejtësi, mirëpo familjarët e këtyre personave po vazhdojnë të presin se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre”, tha ajo.