Abott bën thirrje të zgjidhet fati i të zhdukurve

Aktuale

Abott bën thirrje të zgjidhet fati i të zhdukurve

Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:39
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott,  ka bërë thirrje që të zgjidhet fati i të pagjeturve në ditën kombëtare të tyre.

“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë.

Për hir të një të ardhmeje më të mirë, të gjitha familjet e të zhdukurve meritojnë përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre”.

“U bëj thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të bëjnë më shumë për të ndriçuar fatin e personave të zhdukur”,ka shkruar Abott në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat