Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kanë iniciuar kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë elektrike
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, në konferencë për medie tha se kjo parti ka shprehur gatishmëri për krijimin e këtij komisioni.
“Ju njoftojmë se iniciojmë kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë”, ka thënë Kusari Lila.
Më herët kjo parti ishte shprehur kundër themelimit të këtij komisioni.
Partitë Opozitare në shumicën e rasteve e kanë bojkotuar punën në Kuvendin e Kosovës, dhe nuk kanë marrë pjesë nëpër komisione.
Opozita ka kërkuar me këmbëngulje themelimin e këtij komisoni